SHPËRNDAJE

HTC One M8Kemi dëgjuar thashetheme të shumta rreth smartphone-it të ardhshëm të HTC-së, duke ofruar përafërsisht atë se si pritet të jenë karakteristikat e këtij modeli. Tani, një listë e re e përditësuar pretendon së janë gati të sakta ato se çfarë do të ofrojë ky smartphone.

Sipas Upleaks, të cilët shumë herë deri më tani ka qenë burim mjaft i saktë për thashethemet e HTC-së, smartphone-i i ri do të vijë i pajisur me ekran 5-inç-1080p, procesorin Snapdragon 810, 3GB RAM, kamerën e pasme 20.7-megapikselë, atë frontale 13-megapikselë ose 4-ultrapikselë dhe baterinë 2840mAh. Gjithashtu pritet të vijë me versionin Android 5.0 dhe ndërfaqen e tyre të re Sense 7.0. Ngjyrat e këtij modeli me sa duket do të jenë të hirit, argjend, ari dhe metal i zi.

Megjithatë, një gjë ende nuk dihet, nëse ky smartphone i ardhshëm nga HTC do të quhet si One (M9) apo do të ketë emrin siç është përfolur më herët HTC Hima? /ameble

SHPËRNDAJE