Ngjarja e sotshme e Apple-it në San Francisko, nuk ishte e fokusuar vetëm në pajisje. Krye-shefi i Apple-it, Tim Cook, prezantimin e sotshëm e ka filluar me një njoftim të shpejtë për disa nga pajisjet dhe shërbimet e tyre të fundit, ku ka jap disa numra mahnitës.

Të gjithë e dimë që Apple është një kompani e madhe, por statistikat e dhëna sot janë vërtetë të mëdha edhe për vetë kompaninë.

Tim Cook Apple COE

Le të fillojmë me pajisjen e famshme iPhone-in. Apple sot ka thënë se ka shitur më shumë se 700 milionë prej tyre që prej lansimit të pajisjes së parë në 2007-tën. Në ketë shifër më së shumti kanë kontribuar smartphone-t e gjeneratës së fundit.

iPhone ishte smartphone-i numër një i shitur në botë, për tremujorin e kaluar. Apple ka parë rritje për 50% në shitjet e smartphone-ve në tremujorin e fundit, në krahasim me rritjen e industrisë me 25%.

Më tutje, Apple Pay është shërbimi më i madh që u paraqit vitin e kaluar në iPhone, duke u mundësuar njerëzve që të paguajnë nëpërmes smartphone-ve, në dyqane dhe vende tjera. Që nga fillimi, Apple Pay nga 6 partnerë bankar tani ka shkuar në më shumë se 2500. Numri i shitësve që pranojnë pagesa nga Apple Pay është trefishuar në 700.000.

Coca-Cola deri në fund të këtij viti po planifikon të ketë rreth 100.000 makina për shitje, që pritet të pranojnë pagesa nga Apple Pay. Aktualisht, 40.000 prej tyre posedojnë ketë mundësi.

Çdo markë e njohur e makinave është e angazhuar që në automobilat e tyre të fusin Apple CarPlay, së paku 40 modele të reja janë të planifikuara vetëm gjatë këtij viti.

Apple TV tani për tani ka 25 milionë përdorues. Dhe së fundmi Macbook i ri i prezantuar sot është laptopi me i hollë ndonjëherë me 13 milimetra, dhe është i lehtë vetëm 908 gram. Kjo është Apple! /ameble