SHPËRNDAJE

WhatsApp sapo e ka lansuar një shërbim të ri të quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, nga tani e tutje mund të përdorin aplikacionin edhe në kompjuter.

WhatssApp në kompjuter aktualisht punon në platformat BlackBerry, Android, Symbian dhe Windows Phone, ndërsa nuk punon për ata që kanë pajisje nga Apple.

Resurset e nevojshme për instalimin e WhatsApp-it në kompjuter janë:

  • Shfletuesi Chrome. Aplikacioni WhatssApp punon vetëm nëpërmjet shfletuesit Chrome. Nëse nuk e keni të instaluar shfletuesin Chrome, atëherë  instaloheni nga ky link “Shkarko Google Chrome“, nëse e keni të instaluar atëherë vazhdoni më tutje.
  • QR Code. Aplikacioni nëpërmjet të cilit bëhet ndërlidhja e kodit në mes të telefonit dhe kompjuterit. QR Code aplikacioni mund të shkarkohet falas nga Android Google Play Store, Microsoft Marketplace.

Hapi 1

Hapeni shfletuesin Chrome nga kompjuteri juaj dhe shkoni te uebi web.whatsapp.com me ç’ rast do të hapet dritarja si në poshtë

whatssApp 2

Hapi 2

Hapeni aplikacionin WhatssApp nga telefoni juaj klikoni tek WhatssApp Web.

WhatssApp 1

Hapi 3

Pasi që klikoni mbi WhatssApp Web do të hapet aplikacioni ne ekranin tuaj të telefonit siç është paraqitur më poshtë

whatssApp 3

Hapi 4

E ofroni telefonin tuaj me aplikacionin e hapur deri tek shfletuesi Chrome në kompjuter i cili është i hapur që nga Hapi 1 dhe e drejtoheni tek QR Codi dhe pritni deri 3 sekonda deri sa të lexohet kodi. (Shih foton e më poshtme se ku duhet të lexohet kodi)

whatssApp 5

Sistemi automatikisht ju lidh me ndërfaqen ueb të aplikacionit WhatssApp duke i sinkronizuar të gjitha kontaktet si dhe bisedat e më hershme.

Ne tani më kemi bërë testimin e aplikacionit dhe deri më tani gjithçka si duket është perfekt si dhe përdorimi i aplikacionit ishte shumë i lehtë. /ameble

SHPËRNDAJE
  • Kosova Sot

    Nuk instalohet po veq hapet si web app edhe ska nevoj me instalu app per QR Code se e ka whatsapp te integrum