SHPËRNDAJE

Një raport i ri nga International Data Corporation (IDC) ka shpjeguar se si përfitimet e smartphone-ve mund të bijën gjatë katër viteve të ardhshme, madje edhe nëse shitjet vazhdojnë të rriten. Ky hulumtim i cili përpiqet të parashikoj atë se si do të duket tregu i smartphone-ve në vitin 2018, ofron një pasqyrë se si mund të ndryshojnë gjërat këto vite.

Kur është fjala për luftën e vazhdueshme të sistemit operativ në mes Apple-it dhe Google-it, kjo nuk do të ndryshojë shumë, të paktën sipas IDC-së. Android deri në vitin 2018 pritet të dominojë në 80% të tregut dhe 60% të përfitimeve nga pajisjet mobile, ndërsa Apple do të mbetet në 13% të pajisjeve dhe 34% në përfitime. Raporti shton se është e pamundur që ndonjë sistem i ri operativ do të mund të konkurroj me këto të dyja, pa ofruar “ndonjë ndryshim radikal”, e që kjo nuk parashikohet nga platforma e Microsoft Windows-it, që posedon vetëm 2.7% të tregut të smartphone-ve, e që mund të rritet deri në 5.6% nga 2018-ta.

IDC Smartphone report  (2)

Shitja e smartphone-ve pritet të ngadalësohet në përgjithësi gjatë viteve të ardhshme. Dalja në shitje e tyre ketë vit ishte 1.3 miliardë njësi, një rritje prej 26.3% krahasuar më vitit të kaluar. Nga 2018, dalja në treg e smartphone-ve thuhet se do të jetë 1.9 miliardë njësi, duke shënuar një normë vjetore të rritjes së ngadaltë prej vetëm 9.8%. Në të njëjtën kohë, çmimet do të vazhdojnë të bijën përderisa kompanitë do të konkurrojnë ndërmjet vete duke ofruar më të mirën.

IDC Smartphone report  (1)

Së fundmi kemi parë kompanitë kineze si Lenovo dhe Xiaomi që janë futur mirë në tregun e smartphone-ve, dhe ka gjasa të rriten në vitet e ardhshme.

Çmimi mesatar i një smartphone-i tani është 297$, e që në vitin 2018 mund të bjerë në 241$. Në Indi ky numër tashmë është 135$ dhe mund të zbret në 102$ nga viti 2018. Në anën tjetër, çmimet në vendet në zhvillim nuk do të ndryshojnë shumë.

IDC thekson se gjithmonë do të ketë një treg për pajisje premium, si iPhone etj. të cilat gjithmonë mbajnë tregun e tyre edhe nëse vlera e pajisjeve vazhdon të bie në përgjithësi. /ameble

SHPËRNDAJE