SHPËRNDAJE

Kompania Samsung ka njoftuar se pesë milionë pajisje të Galaxy Note II janë shitur në mbarë botën. Kjo arritje vjen pikërisht dy muaj pasi që kjo pajisje ishte lansuar globalisht, më datën 26 shtator 2012. Vetëm për një muaj Samsung kishte shitur tre milion, dhe kjo padyshim qe është rritur dhe po rritet, pasi që kompania ka sjell pajisjen edhe në SHBA nga 24 tetori. Me 5 milionë pajisje qe ka shitur vetëm për 2 muaj, nuk ka aspak dyshim për suksesin e saj në treg.

Galaxy Note II është një smartphone/tablet 5,5-inch me laps shkrues (stylus). Posedon procesor 1,6 GHz quadcore, 2GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme (mund të shtohet deri në 128GB).

“Kështu do të bëjmë çmos duke vazhduar për të futur risi të vazhdueshme në produkte” tha një zëdhënës i shitjeve për Note II. Kompania ka informuar gjithashtu për modelin e ri të njohur si Galaxy S 4, që do te vij në shkurt të vitit të ardhshëm, smartphone ky me kamerë 13-megapixel. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE