SHPËRNDAJE

Muajin e kaluar Toshiba ka prezantuar modelin e laptopit P55t, ku nga java e ardhshme pritet të dal në tregun e SHBA-së. Laptopi i ri Toshiba 4K nga data 22 Prill me pakicë do të shitet për 1500$.

Toshiba 4K

Toshiba P55t vjen me ekran 15.6-inç 4K me rezolucion 3840 x 2160 pikselë, gjithashtu vjen me gjeneratën e katërt të procesorit Intel Core i7. Karakteristikat e tjera të këtij laptopi të ri përfshijnë 16GB RAM, portën HDMI 4K ready, dhe është i pajisur edhe me një disk 1TB 5400 RPM. Ky model gjithashtu vjen me kartelën grafike 2GB AMD Radeon R9 M265, Bluetooth 4.0 dhe 802.11 ac WiFi. /ameble

SHPËRNDAJE