SHPËRNDAJE

Jolla nuk është emër shumë i njohur kur bie fjala për smartphone, kompania ka lansuar smartphone-in e tyre të parë në fillim të këtij viti dhe si duket në ditët e ardhshme po planifikon të nisë diçka të re. Kohët e fundit, ajo ka postuar një cicërim në Twitter, që nënkupton se diçka e re do të vijë javën e ardhshme, e që është 19 Nëntori. Kompania ka filluar të numëroj kohën në ueb-faqen e saj me titull “Something BIG is about to begin.”

Nuk kanë zbuluar se çfarë do të lansojn, por ka disa supozime. Kompania posedon një pajisje të mundësuar nga softueri i tyre Sailfish OS, ka mundësi që të lansojn një version të ri të sistemit operativ ose edhe ndonjë pajisje të re phablet. Pa supozuar shumë kjo ngjarje është paralajmëruar të ndodh javën e ardhshme, kështu qe të presim edhe të shohim qfarë do të na sjellë Jolla kësaj radhe. /ameble

SHPËRNDAJE