SHPËRNDAJE

Kablloja më e përdorur në historinë e teknologjisë, kablloja USB (Universal Serial Bus) do të pësojë ndryshimin më revolucionar deri më sot, me një specifikë të re që do të finalizohet në Korrik të këtij viti.

USB-ja e tipit C, e cila nuk do të përputhet fizikisht me portat ekzistuese, do të jetë më e vogël se USB-të e zakonshme që keni parë deri tani, por ajo që është më e rëndësishmja, do të jetë simetrike. Dizajni i ri lejon përdorimin e kabllos tipi C nga të dyja anët, pa u shqetësuar për orientimin.

USB Tipi C

USB-ja tip C është krijuar për të zëvendësuar USB dhe Micro USB dhe ngjan me kabllon Lightning të Apple. Kablloja do të ketë versionin USB 3.1 dhe do të ofrojë kalimin e të dhënave me shpejtësi mesatare 10 Gbps. Fotot me lartë janë mundësuar nga Foxconn, kompania prodhuese e pajisjeve elektronike. /ameble

SHPËRNDAJE