SHPËRNDAJE

YouTube ka ndihmuar Qendrën për Gazetari Hulumtuese (Center for Investigative Reporting/CIR) për të nisur një kanal të ri hetimor të quajtur “I Files”. Kanali i lajmeve është redaktuar nga CIR dhe për momentin ka vetëm 10 video te publikuara.

Qëllimi i këtij kanali është të mbledh videot hetimore te lajmeve nga e gjithë bota, nga media të mëdha të tilla si, The New York Times, BBC dhe Al Jazeera, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunëtorë tjerë si televizioni publik ITVS dhe një mori gazetarësh dhe producent të pavarur.

Producenti nga CIR Stephen Talbot, ka deklaruar në një blogpost se, “Roli kryesor i “I Files” është që lajmi të jetë në kohë, dhe qe te sigurohet një vend për një gazetar apo qytetar i cili kap një moment të pabesueshëm nga kamera e tij”. Fondacioni S. John dhe James L. Knight është duke financuar projektin, ndërsa YouTube dhe kompania kryesore Google kanë ofruar platformën për lançimin e kanalit.

YouTube është bërë një burim lajmesh dhe informacionesh, sidomos në kohën e fatkeqësisë natyrore (një shpërthim vullkanik) apo asaj të panatyrshme (vrasjet e kohëve të fundit qe po ndodhin në masë). |ameble|

Ja linku http://www.youtube.com/ifiles dhe një paraqitje e shkurtër e këtij projekti: [youtube id=”9cVSvk3c2Dc” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE