SHPËRNDAJE

Një raport i ri i publikuar thekson se në internet së bashku me rritjen e numrit të përdoruesve të VPN është rritur edhe numri i “scamerëve” të cilët ofrojnë shërbime të rrejshme VPN.

Bazuar në Motherboard, webfaqja për teknologji në pronësi të Vice, një gjë e tillë po ndodhë edhe me “MySafeVPN” që pretendon që është themeluar nga Plex që po dërgon email te shumë njerëz duke i ofruar qasje në këtë VPN. Sidoqoftë zyrtartëe e Plex e kanë mohuar se kanë lidhje me këtë VPN. në fakt në një rast ku një përdorues ka vendosur të përdor këtë VPN më vonë ka zbuluar se ai as që ofron një shërbim të tillë.

Kuptohet, edhe këta scammer janë të njëjtë me të tjerët në internet të cilët dërgojnë email ose bëjnë telefonata duke pretenduar se bëjnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme të kompjuterëve dhe smartphonëve ose ofrojnë shërbime që në fakt nuk ekzistojnë.

Nëse jeni shumë të shqetësuar rreth sigurisë së historisë së shfletuesit tuaj të internetit, ka shumë shërbime VPN të cilat janë legale. në të njëjtën kohë, duhet të keni shumë kujdes nga këto lloj njoftimesh që mund të i pranoni në email.

SHPËRNDAJE