Kemi dëgjuar thashetheme të shumta për iPhone 6, si dhe kemi parë një sërë fotografish se si do duket ky smartphone.

Tani dy dizajner, Tomas Moyano dhe Nicolas Aichino kanë nxjerr së bashku disa koncepte të mrekullueshme të iPhone 6, të cilat janë të bazuara në detajet që janë përfolur, dhe nga kjo na japin një pamje të qartë se si në të vërtetë mund të duket iPhone i ri, i cili pritet të lansohet këtë vit.

 

iPhone 6 pritet të lansohet në dy madhësi, një me ekran 4.7 inç, dhe tjetri me ekran 5.5 inç, smartphone-t pritet të vijnë në ngjyra të ngjashme me iPhone 5S.

Bashkë më ketë smartphone Apple do të prezantojë edhe gjeneratën e re të procesorëve, Apple A8 e cila është si gjenerata e dytë e procesorëve mobil 64-bit.

Ky model është përfolur të vij me më shumë RAM se sa iPhone 5S, dhe pritet gjithashtu të vijë me grafikë të përmirësuar, plus kamerën e pasme dhe atë frontale të përmirësuar.

[E përditësuar]

Duke u bazuar në të gjitha thashethemet për modelin e ri në videon më poshtë është paraqitur edhe video koncepti se si do të duket iPhone 6.

Apple është përfolur të lansoj këto modele të iPhone-it në Shtator, së bashku me Apple iWatch dhe versionin iOS 8. /ameble