SHPËRNDAJE

Motorola logo 1Një ngjarje misterioze e planifikuar nga Motorola për javën e ardhshme me sa duket nuk do të përqendrohet në reklamën e fundit të kompanisë për smartphone-in e përfolur Moto X. Në vend të tij, Motorola do të fokusohet në diçka tjetër, edhe pse është krejtësisht e paqartë se çfarë mund të jetë. Kohët e fundit në llogarinë twitter @evleaks është parë një fotografi për Droid Maxx, gjithashtu janë dëgjuar edhe informacione në lidhje me një seri të pajisjeve Ultra, kështu që kompania ndoshta do të zbulojë diçka në lidhje me këtë.

Sipas burimeve anonime nga CNET, “ngjarja Motorola më të vërtetë është krejt diçka tjetër që nuk ka të bëj me Moto X as me kompaninë Google.” Shumë njerëz kanë thënë se Motorola në ketë ngjarje do të na tregoj më shumë rreth projektit Moto X, pas lansimit të një reklame që jap disa mesazhe të qarta. 11 Korriku është afër kështu qe shumë shpejt do të kuptojmë se për çka është fjala. |ameble|

SHPËRNDAJE