Në fillim të këtij viti kur Tim Cook vizitoj Kinën, ai u citua të ketë thënë se ky vend mund të bëhet potencialisht tregu më i madh i kompanisë Apple në të ardhmen. Tani duket sikur Cook kishte te drejtë sepse një raport i publikuar sot beson se Kina pritet të kalojë SHBA-të më iOS dhe Android smartphone dhe tabletë aktiv, të cilët do të bëhen vendi dhe tregu më i madh për të dyja pajisjet.

Raporti vjen nga Flurry, që kanë gjurmuar mbi 2.4 miliard sesione në ditë nëpërmes 275 mijë aplikacioneve, e cila u jap atyre një pasqyrë të saktë të aktiviteteve të pajisje për mbi 90% të të gjithë smartphone-ve dhe tabletëve të botës.

Në raportin e tyre, thuhet se Kina është regjistruar të ketë 221 milion pajisje aktive Android dhe iOS, ndërsa SHBA kishte 222 milion.

Deri në fund të Shkurtit, është vlerësuar që Kina do të ketë 246, ndërsa SHBA 230 milion pajisje. |ameble| [divider top=”0″]