Versioni i ardhshëm i Windows Phone-it po përgatitet të jetë evolucioni më i madh i këtij sistemit operativ mobil nga Microsoft. Tanimë dihet se Cortana, asistenti digjital i kontrolluar me zë i Windows Phone-it do të ketë parametra të avancuar të privatësisë, për përdoruesit që duan të kenë nën kontroll të plotë të gjitha ato të dhëna që ata dëshirojnë ti shpërndajnë.

Nuk është gabim nëse mendohet që lansimi zyrtar i Cortana-s mund të bëhet në konferencën për zhvillues të Microsoft-it “Build” që mbahet muajin e ardhshëm, megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të duket apo funksionoj Cortana.

The Verge këtë javë ka pranuar një informatë për Cortana-n se si do të duket. Në screenshot-in e më poshtëm, mund të shihni se Cortana do të shfaqet si një rreth i vogël në të kaltër. Aty gjithashtu janë paraqitur disa cilësi, të tilla si opsioni për të fikur sugjerimet nga Cortana, opsioni për të ndryshuar emrin më të cilin Cortana do të ju drejtohet etj.

Cortana screenshot

Detajet e plota do t’i shohim në prezantimin e versionit të ardhshëm Windows Phone 8.1, për të cilin jemi afër lansimit. Deri atëherë mund të përdorim rivalet e tij Siri dhe Google Now. /ameble