SHPËRNDAJE

Kodak ka lansuar smartphone-in e tyre të parë në eventin CES 2015, Kodak IM5, që është një smartphone Android me ekran 5-inç dhe definicion të lartë e të plotë me rezolucion 1920 x 1080 pikselë. Kodak IM5 vjen me procesorë 8-bërthamor 1.7GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, portën microSD e cili përkrah kartelat deri 32GB.

kodak-im5

 

Karakteristikat e tjera të Kodak IM5 përfshinë kamerën frontale 5-megapikselë dhe atë të pasmen 13-megapikselë me blicin flash. Smartphone-i do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, në të zezë dhe të bardhë. Kodak IM5 është prodhuar në partneritet me BULLITT Group.

Më shumë detaje në lidhje me ketë smartphone-in e parë të Kodak-ut mund të gjeni këtu. /ameble

SHPËRNDAJE