SHPËRNDAJE

Archos ka njoftuar për tre tablet të ri me procesorë quad-core dhe dizajnin nga alumini me ngjyrë të argjend që radhiten nën serinë Platinum.

Kjo seri përbëhet nga tabletët 8 inç, 9.7 inç dhe një 11.6 inç të cilët vijnë me versionin më të fundit të Android-it, Jelly Bean.
Prodhuesi francez ka impresionuar gjithmonë me tableta e tyre. Të tre tabletat do të shfaqën me shasi alumini dhe ekran HD IPS. Secili tabletë posedon procesor quad-core 1.2GHz dhe 2GB RAM.

Archos 80 Platinum 8 inç, përmban rezolucion 1024 X 768 dhe do të jenë në dispozicion për 228 € nga ky muaj. Archos 116 Platinum 11.6 inç me rezolucion 1920 X 1080 do të jenë në dispozicion për 347 € nga muaji Prill.

Kurse tableti 9.7 inç Archos 97 Platinum HD që duket të jetë me interesant do të vijë pikërisht kundër Apple iPad dhe vjen me rezolucion 2048 X 1536, por me vetëm 289 € është pothuajse gjysma e çmimit te iPad-it. Është e vendosur të jetë në dispozicion nga fundi i muajit, dhe është paraqitur tashmë në uebfaqen e internetit të kompanisë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE