SHPËRNDAJE

Vala Oferta Main

VALA vjen me ofertën Familja dhe Miqtë Premium

Familja dhe Miqtë tuaj tanimë do të jenë më afër se çdo herë tjetër. Me ofertën  më të re Familja dhe Miqtë Premium, me vetëm 5 euro në muaj, ju mund të komunikoni me 12 konsumator të tjerë në VALA pa asnjë kufizim. Oferta është e limituar, prandaj nxitoni.

Kjo është risia e parë që VALA sjell këtë verë, ndërkohë janë duke u përgatitur edhe produkte tjera atraktive me çka vërtetohet se ne mbesim lider në tregun e telefonisë mobile në vend.

Për të aktivizuar këtë ofertë konsumatorët duhet që paraprakisht të aktivizojnë shërbimin duke dërguar SMS në 50555 me tekst premium. Pasi që të dërgojnë mesazhin, konsumatorët brenda ditës do të marrin informatën që është aktivizuar shërbimi.

Pas këtij konfirmimi ju duhet të vizitoni pikën më të afërt të shitjes duke paguar 5 euro dhe për 30 ditët e ardhshme, krejtësisht falas, ju do të mund të bisedoni me 12 familjarë dhe miq pa asnjë kufizim.

VALA mundohet të jetë sa më pranë konsumatorëve, prandaj oferta në fjalë dhe ofertat në të ardhmen e afërt do të reflektojnë kërkesat e konsumatorëve tanë. thotë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Z. Ejup Qerimi.

Operatori mobil VALA mbetet maksimalisht i përkushtuar për konsumatorët e vet që tashmë janë mbi 1 milion, prandaj ofertat dhe produktet e reja gjatë stinës së verës do të jenë më plot befasi.

Konfigurimi i produktit Familja dhe Miqtë bëhet përmes numrit 169 dhe ndiqen udhëzimet.

Ky aplikacion ofron një mundësi më efikase për konsumatorët e Valës, duke ju lehtësuar atyre konfigurimin e produktit Familja dhe Miqtë.

Nëpërmjet kësaj, procedohen kërkesat e konsumatorëve pas verifikimit të përmbajtjes dhe formatit të tyre.

Në mënyrë që konsumatorët ta shfrytëzojnë këtë produkt, ata duhet që të regjistrojnë së paku një (1) dhe më së shumti dymbëdhjetë (12) numra të telefonave të rrjetit të Valës dhe Telekomit te Kosovës.

Ky aplikacion gjithashtu ofron mundësinë e modifikimit, zëvendësimit dhe fshirjes së numrave nga lista. Regjistrimi i numrave të rinj në listën Familja dhe Miqtë është pa pagesë, ndërsa ndryshimi apo fshirja e një numri nga lista tarifohet 0.50 Euro. |valamobile.com|

SHPËRNDAJE