SHPËRNDAJE

WWDC 2014Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë nga konferenca botërore e zhvilluesve të Apple-it, që pritet të mbahet në San Francisko. Konferenca në ditën e parë fillon me fjalime nga drejtuesit e lartë të Apple-it, të cilët pritet të bëjnë njoftimet lidhur me softuerët. Kjo kompani zakonisht para organizimeve të saj nuk zbulon detaje për publikun as nuk tregon nëse ngjarja pritet të shfaqet drejtpërdrejt online ne internet. Lajmi i mirë është se kësaj herë ka konfirmuar se kjo ngjarje vjetore do të shfaqet drejtpërdrejt!

Pra, të gjithë ata që nuk kanë mundësi të përcjellin ngjarjen nga afër, atë mund ta bëjnë nëpërmes ueb-faqes së Apple-it me 2 Qershor.

Se çfarë mund të pritet nga kjo ngjarje, pak ditë me parë kemi publikuar listën e atyre çfarë pritet nga kompania. Gjithashtu kompania do të njoftoj edhe për marrëveshjen e tyre me Beats. /ameble

SHPËRNDAJE