SHPËRNDAJE

Samsung nëpërmes një deklaratë për shtyp sot zyrtarisht ka njoftuar për smartphone-in/kamerën Galaxy S4 Zoom, duke konfirmuar karakteristikat që janë përfolur për disa muaj. Kjo pajisje përmban kamerën 16 megapikselë dhe është smartphone-i i parë që ofron 10 herë zoom optik. Në deklaratën nuk është shkruar së kur mund të lansohet kjo pajisje.

Disa fotografi se si duket Samsung Galaxy S4 Zoom janë publikuar sot nga Samsung duke paraqitur ekranin në njërën anë, ndërsa prapa është aparati fotografik digjital.

Galaxy S4 Zoom vjen me ekran 4.3 inç qHD Super AMOLED me rezolucion 960 X 540 pikselë, pajisja përmban procesorin 1.5 GHz dhe Samsung thotë se do të ketë versione të ndryshme të procesorit për tregje të ndryshme.

Samsung Galaxy S4 Zoom vjen me platformen Android 4.2 Jelly Bean me 3G dhe 4G LTE, posedon 1.4 GB RAM dhe 8GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave, dh gjithashtu përmban një slot microSD e cila mund të rrisë hapësirën deri në 64GB. Karakteristika tjera përfshijnë një ndërfaqe të re të cilën Samsung e quan ‘revolucionare’ që përmban një opsion ‘Ring Zoom’ që u jap të drejtat në karakteristikat kryesore të Zoom-it.

Kompania mbetet për të njoftuar se kur do të dal kjo pajisje në shitje, gjithashtu nuk ka dhënë detaje për çmimet. |ameble|