Shpesh herë për nevoja të ndryshme kërkohet të bëhet konvertimi i një dokumenti Word ose Excel (versionet më të vjeter se Office 2010) në formatin PDF. Me siguri disa prej jush kanë përvojë në këtë drejtim duke përdor mjete dhe softuer të ndryshëm për të realizuar konvertimin. Por, me siguri gjatë konvertimit keni hasur në kufizime tek softuerët për arsye se madhësia e konvertimin të dokumentit ka qenë e kufizuar në maksimum 3-4 faqe, ose kufizime të tjera.

Në vijim do të paraqesim disa hapa se si të përdoreni një softuer të quajtur PDF Creator (i cili është pa pagesë), me anë të të cilit mund të konvertohen dokumentet (Word ose Excel) pa ndonjë kufizim.

Ameble ka bërë testimin e softuerit me të cilin është bërë konvertimi i një dokumenti prej 1049 faqe në formatin PDF.

Softuerin PDF Creator mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Në dritaren e re të hapur klikoni në pjesën e sipërme në anën e djathtë për të shkarkuar softuerin PDF Creator versionin 1.5.1 me madhësinë prej 29.84 Mb.

Pasi që është bërë shkarkimi i softuerit, instalojeni atë duke i përcjell instruksionet e afruara nga softueri (hapë pas hapi). Për të siguruar se keni instaluar me sukses aplikacionin, klikoni në Control Panel, klikoni tek Devices and Printers dhe shikojeni se a është shfaqur PDF Creator si në foton e më poshtme (testimi nga ne është bërë me sistem operativ Windows 7).

Nëse të gjitha hapat e paraqitura deri më tani kanë përfunduar me sukses, atëherë jeni të gatshëm për të vazhduar më tutje.

Në vazhdim do të njoftojmë se si bëhet konvertimi i dokumenteve në formatin PDF:

  1. Hapeni dokumentit të cilin dëshironi të konvertoni në PDF,
  2. Klikoni tek opsioni File dhe kliko Print,
  3. Në dritaren e paraqitur si më poshtë do të shfaqën printerët që janë të instaluar në kompjuterin tuaj. Ju duhet të klikoni mbi PDF Creator dhe konfirmoje me OK.

      4.   Pas konfirmimit për printim, do të shfaqet një dritare e re e paraqitur si më poshtë nëpërmjet të cilës bëhet emërtimi i dokumentit, data dhe koha e dokumentit të krijuar si dhe  autori i dokumentit. Klikoni mbi butonin Save, dhe ruani dokumentit sipas dëshirës tuaj.

Shpresojmë që ky manual do të ju ndihmoj në zgjidhjen e probleme të konvertimit të dokumenteve në formatin PDF. |ameble| [divider top=”0″]