SHPËRNDAJE

Ja, ku jemi një dite pasi morëm të dhënat zyrtare të Google që u bënë publike në sesionin e parë te “Google I/O 2012”. Siç e kemi cekur në lajmet e ditës së djeshme Google Nexus7 u promovua.

Me një procesor modern, katër-bërthamorë, ekran me rezolucion shumë të mirë dhe me versionin e fundit të Android-it, pa dyshim e bënë këtë tablet për të tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve nëpër bote, e veçanërisht kur mund ta kesh një të tillë për vetëm 199$ amerikan.

Por duke ditur çmimin e kësaj pajisje, ka disa gjëra te rëndësishme që duhet ti shqyrtojmë.

Së pari, le të flasim për tabletë të madhësisë 7inç ku mund të përfshijmë Samsung Galaxy Tab2 dhe Amazon Kindle Fire të cilët sillen me çmime nga 200 deri në 250 dollarë.

A janë këta tabletë më të mirë se Google Nexus7 ? Në fakt duke shikuar gjërat në letër nuk duket se këta dy tabletë të jenë ndonjë kërcënim serioz për tabletin e Google. Kjo është e vërtet përderisa nuk duket lidhja celulare përmes SIM kartelës të cilin e disponon Samsung Galaxy Tab2, apo dëshiron të kesh një pajisje e cila përfaqëson një libër virtual të përsosur gjë të cilën e disponon Amazon Kindle Fire.

Natyrisht se e vërteta e madhe do të dihet pasi ky tabletë të vij në duart tona dhe ta testojmë se çfarë saktësisht përmban dhe si po funksionon, por për këtë duhet të presim edhe disa javë para se kjo të ndodhë. Deri atëherë, le të shikojmë specifikat dhe të analizojmë krahasimin e Google Nexus7 me tabletët me çmim dhe madhësi te njëjtë. |ameble|

Google Nexus 7 Samsung Galaxy Tab2 (7”) Amazon Kindle Fire
Platforma Android 4.1
Jelly Bean
Android 4.0
ICS
Android 2.3 Gingerbread
Ekrani 7″
IPS LCD
7″
Super PLS LCD
7″
IPS LCD
Rezolucioni 1280×800
216ppi
1024×600
170ppi
1024×600
170ppi
Trashësia 0.41″ (10.5mm) 0.41″ (10.5mm) 0.45″ (11.4mm)
Pesha 11.99 oz (340 g) 12.13 oz (344 g) 14.57 oz (413 g)
Procesori quad-core
NVIDIA Tegra 3
dual-core 1GHz dual-core 1GHz
TI OMAP 4
RAM 1GB 1GB 512MB
Kamera e pasme nuk ka 3.2MP kamerë fikse
720p video
nuk ka
Kamera e përparme 1.2MP 0.3MP nuk ka
Hapësira 8GB/16GB
nuk shtohet
8GB/16GB/32GB
shtohet
8GB
nuk shtohet
Konektimi Wi-Fi, NFC HSPA+
21.1Mbps
Wi-Fi 802.11 b,g,n
Bateria 4325mAh 4000mAh 4400mAh

[divider top=”0″]