SHPËRNDAJE

Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka shkuar përtej kufijve dhe po viziton Kinën për herë të dytë në më pak se 10 muaj. Udhëheqësi në një nga kompanitë e teknologjisë më të madhe në botë është takuar me kreun e Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit në Kinë për të diskutuar rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend, si dhe komunikimit global mobil, dhe të biznesit të Apple-it atje.

Cook patë vizituar Kinën edhe vitin e kaluar, dhe që atëherë numri i dyqaneve të Apple në Kinë dhe Hong Kong janë rritur nga 6-11. Apple ka hap dyqanin e saj të parë në Pekin në vitin 2008. Sot, ky numër është trefishuar, me dyqane të tjera të vendosura në Shanghai dhe Hong Kong, si dhe në Chengdu dhe Shenzhen. Kur u pyet për detajet e udhëtimit të zotit Cook, zëdhënësja e kompanisë Carolyn Wu tha se detajet e udhëtimit të zotit Cook në Kinë nuk mund t’jua jap. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE