SHPËRNDAJE

KohavisionIPKO dhe Kujtesa i janë përgjigjur negativisht kërkesës së grupit medial Koha që t’i paguajnë nga 10 mijë euro në muaj për programet e tij ose të hiqet nga sistemi prej datës 1 prill. I është plotësuar vetëm dëshira e dytë.

Prej fillimit të muajit prill, televizioni nacional KTV nuk do të mund të shikohet përmes sistemeve kabllovike IPKO dhe Kujtesa, për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare.

Portali Express ka mësuar se menaxhmenti i grupit mediatik Koha ka kërkuar nga IPKO dhe nga Kujtesa që në kembim të shfytëzimit të shërbimeve të këtij televizioni t’i paguajnë nga 10 mijë euro çdo muaj. Në të kundërtën, kanë thënë që t’i heqin prej rrjeteve të tyre.

“Ne jemi shumë të interesuar që spektri i televizioneve në rrjetin tonë të jetë sa më i pasur. Jemi shumë të përgjegjshëm ndaj klientëve tanë dhe jemi të interesuar që ata përmes rrjetit tonë t’i plotësojnë nevojat e tyre”, ka deklaruar per Express, Robert Erzin, drejtor i IPKO’s.

“Mirëpo, ne nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës që na ka ardhur për një shumë financiare. Për këtë arsye do të reskpektojmë në përpikmëri kërkesen e KTV që duke filluar nga muajit prill t’i largojmë nga rrjeti yn딝, ka thënë Erzin.

Në këtë frymë ka qenë edhe përgjigja e Arber Arifit, drejtor i Kujtesës. Ai për portalin Express ka thënë se i kanë kthyer letër negative KTV-së.

“U kemi thënë se nuk jemi në gjendje t’ua paguajmë 10 mijë euro në muaj. Gjithashtu u kemi thënë se do ta respektojmë kërkesën e tyre që të mos jenë me pjesë e rrjetit ton딝, ka thënë Arifi, duke u kërkuar falje klientëve se prej muajit prill nuk do të mund ta ndjekin kanalin KTV përmes rrjetit të tyre kabllovik.

KTV nga një prilli mund të shikohet vetëm përmes rrjetit tokësor. |gazetaexpress.com| |ameble.com|

SHPËRNDAJE
  • antisullatani

    qysh ska bo dorheqja TV21

    • Une

      E qe de… na kallen me do seriala e hajt …sen te harjit nuk shef

  • Skenda

    a ka munsi me kan Aprillllllllliiiiillllllll

  • quki

    ipko boll e flliqt eshte, se krejt ata ja kane nise duke lyp ma shume pare se nuk jane knaq duke vjedh. Ma hajna se ipko nuk ka ne kosove. Me fol 2 minuta ne mobil, ja nise me ta llogarit sikur ke fol 4 minuta e ma shume, per qata e kam hjek krejt cka ka ipko ne shpi.
    Nashta ky popull i qel syt najher.