Irani ka kufizuar qasjen në shërbimin e Google-mail dhe sistemin kërkues Google.com. Një firewall tashmë parandalon qasjen e iranianëve në faqet e shumta perëndimorë të internetit. Veprim i fundit përkon me protesta në të gjithë botën myslimane duke përfshirë edhe disa në Teheran kundër një filmi antiislamik postuar në YouTube video-sharing nëpërmjet faqes Google.

Një zëvendës ministër i qeverisë Iraniane njoftoi për këtë kufizim të dielën në televizionin shtetëror ku thotë se “Google dhe Gmail do të filtrohen në mbarë vendin, dhe do të mbeten të filtruar deri në një njoftim tjetër”. Njoftimi u është dërguar edhe nëpërmjet një mesazhi(SMS) tek populli iranian. |ameble| [divider top=”0″]