SHPËRNDAJE

Dashamiret e lojërave po presin me pa durim lançimin e kufjeve (headset) të reja Steelseries 9H të cilat për herë të parë ishin prezantuar në ngjarjen E3. Tani kemi mësuar edhe çmimin e kësaj serie Steelseries 9H që tani janë në dispozicion me para-porosi për 159.99 $ ekskluzivisht nga dyqani online i Steelseries.

Para-porositë për kufjet Steelseries 9H për lojëra të prodhuara nga Steelseries, pritet të lansohen brenda 30 ditëve të ardhshme dhe tu ofrohen përdoruesve kufje me 7.1 kanale virtuale me zë të shëndoshë dhe të zgjeruar pasiv që reduktojnë zhurmën dhe posedojnë mikrofon.


Në prezantimin e tyre për shtyp sot ata kanë thënë:

“Dymbëdhjetë vjet më parë kemi besuar se eSports do të shfaq një rritje të pabesueshme dhe ne kemi projektuar të gjitha seriat e prodhimit për shumë fusha. Sot kemi prezantuar gjeneratën e ardhshme për lojtarë që shfaqet si seria H dhe besojmë se përvoja e zërimit e kombinuar me kthjelltësi, do të vendosë një standard të ri të sotëm konkurrues të kufjeve për lojra” Specifikat e plota si dhe detaje me shumë mund të gjeni tek uebfaqja e tyre steelseries.|ameble|

SHPËRNDAJE