SHPËRNDAJE

Postimet jo të hijshme dhe imazhet nëpër rrjeta sociale po i detyrojnë punëdhënësit që ti heqin nga lista disa punëkërkues të moshës 16-34, sipas një studimi të bërë nga Research OnDevice, është zbuluar rëndësia në rritje e internetit për burimet njerëzore.

Studimi i 6000 personave, ka treguar se deri 16% e aplikacioneve të njerëzve për punë janë hedhur poshtë, duke u bazuar në diçka që ata kanë postuar në Facebook, Twitter ose në ndonjë rrjet social tjetër. Shifra më e lartë ishte tek ata të moshës mes 16 dhe 24 vjet.

ondevice research

Kina ka treguar normën më të lartë të kundërshtimeve të bazuara në rrjeta sociale, në 16 % për grupin e moshës më të rinj dhe 14 % për më të vjetër. India ishte gjithashtu në 10% me 7%. Britania e madhe ishte e treta me 9% dhe 6%, ndërsa në SHBA 8% me 7% të moshës së lartë. Përqindje e përafërt mund të jetë edhe për vendet tjera.

Shumica dërrmuese, në fakt dy të tretat e të anketuarve, nuk janë të shqetësuar në lidhje me përdorimin e rrjetave sociale për vlerësim te tyre, pavarësisht se sa e dëmshme mund të jetë për karrierën e tyre. Shumica e përdoruesve përpiqen që profilet e tyre të duken mirë për miqtë, sa më gazmore etj, por jo ndoshta për punëdhënësit potencialë.

OnDevice kanë thënë se arsimim më i mirë në rrjeta sociale është i nevojshëm, duke u kujdesur për komentet e bëra. Udhëheqësi ekzekutiv në Google, Eric Schmidt, me herët kishte paralajmëruar se veprimet e adoleshentëve online mund ti ndjekin ata përgjithmonë gjatë karrierës dhe jetës së tyre. |ameble|

SHPËRNDAJE