SHPËRNDAJE

make it more secure- amebleZakonisht, mund të vërejmë nëse qasja jonë në Google apo ndonjë ueb faqe tjetër është e sigurt apo jo thjesht duke afruar kursorin e miut përmes te cilit shfaqet linku i domeinit në të cilin do të qasemi.

Sidoqoftë, përmes një metode të re që disa hakerët po përdorin po arrijnë të vjedhin identitetin e shumë personave në Google dhe shërbimet e saj siç janë Gmail, Google Drive apo Google+.

Mënyra se si po e bëjnë këtë është tejet e sofistikuar, duke shfrytëzuar vetë serverët e Google për të vepruar kundër vetes.

Kjo gjë është zbuluar nga kompania amerikane që merret me prodhimin e antivuseve Symantec.
Mashtrimi fillon me pranimin e një e-maili me titullin “Documents”, përmbajta e të cilit inkurajon përdoruesit që të klikojnë në një link për të hapur një mesazh të rëndësishëm në Google Drive, nga ku më pas fillon vjedhja e identitetit.

Kjo nuk është hera e parë, por është mënyra më e sofistikuar që është përdorur ndonjëherë për të vjedhur identitetin e llogarive në shërbimet e Google.

Stafi i Ameble’së, inkurajon përdoruesit e shërbimeve të Google që në rast se pranojnë një mesazh të tillë me subjektin “Documents” të mos e hapin apo klikojnë në ndonjë link.
Nëse tashmë keni hapur një e-mail të tillë, atëherë automatikisht ndryshojeni fjalëkalimin tuaj, si dhe aktivizoni verifikimin e dyfishtë.  /ameble