SHPËRNDAJE

Landsat satellite dje(23 Korrik) ka festuar 40 vjetorin e programit te tyre satelitor, gjatë viteve Landsat ka mbledhur petabytes(1 PB=1 mijë TB) te imazheve duke ofruar një perspektivë historike, një ndryshim planetar që ka mund të ndihmojë shkencëtarët, hulumtuesit e pavarur, dhe kombe përreth botës. Ata kanë thënë se janë duke punuar me United States Geological Survey(agjenci për shkencë) dhe universitetin Carnegie Mellon, për të ofruar imazhe te këtij koleksioni të madh në dispozicion për publikun me projektin e ri video timelapse(shëtitje me video nepër vite) për sipërfaqe të Tokës. Me këtë na mundësohet të shohim transformimin e planetit tonë.

Provoni nga kompjuteri juaj me Google Earth dhe mund ta shihni ndryshimin e Prishtinës nga viti 2002-2010.

Në vitin 2008, USGS patë hapur falas qasjen në arkivin e gjithë këtyre imazheve te bëra nga Landsat. Google Earth ka bërë të mundur që këto të dhëna të arrihen dhe të përdoren nga shkencëtarët dhe të tjerët pa marrë parasysh se ku gjinden ata nëpër botë. Shiko videon më poshtë për të mësuar më shumë rreth historisë së programit Landsat dhe si Google Earth u përdor që të përpunojë dhe analizojë këtë arkiv të madhe të imazheve planetare. |ameble|

[youtube id=”Ezn1ne2Fj6Y” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • fusha

    ma shume paska ndryshu dragodani