Acer Liquid Jade S 64-bit SmartphoneAcer ka njoftuar për nisjen e parë të smartphone-ve të saj 64-Bit, me modelin Jade S Acer Liquid.

Pajisja është e përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64 Bit Mediatek MT6752M me shpejtësi prej 1.5GHz si dhe 2GB RAM memorie.

Karakteristikat të tjera të pajisjes Acer Liquid Jade S përfshijnë ekranin e plotë HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, 16GB hapësira e brendshme për ruajtje të shënimeve dhe instalim të aplikacioneve, kamera frontale 5 megapikselë, kamera e pasme 13 megapikselë, bateria 2,300 mAh, si dhe përkrahja e teknologjive WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.

Modeli Acer Liquid Jade S pritet të vije me versionin e sistemit operativ Android 4.4 Kitkat.

Smartphone-i 64 Bit nga Acer do të dalin në shitje në Tajvan më vonë gjatë këtij muaji me çmim rreth 225$, ndërsa nuk ka detaje se kur do të lanoshet në SHBA apo Evropë. /ameble