Microsoft ka lansuar aplikacionin e ri “Microsoft Remote Desktop” për platformën Apple iOS dhe Google Android, aplikacion ky që ju mundëson tu qaseni kompjuterit tuaj Desktop.

Microsoft Remote Desktop

Versioni i aplikacionit i dedikuar për iPad është i përshtatshëm edhe me iPhone, iPad dhe iPod Touch, duke drejtuar versionin iOS 6 e më lart, kurse versioni Android është i përshtatshëm me smartphone dhe tablet Android që përdorin versionin 2.2 e më lart.

Me aplikacionin Microsoft Remote Desktop, ju mund të lidheni me kompjuterin personal në largësi apo tek vendi i punës. Përvojë e mirë e cila mund t’u ndihmoj shumë për klient duke ju bërë më të lehtë të bëni punën tuaj nga kudo që jeni. Aplikacioni posedon edhe shumë veçori tjera.

Versionin iOS mund ta shkarkoni nëpërmes iTunes, kurse versionin e Android-it nga Google Play Store. |ameble|