SHPËRNDAJE

Yahoo Screen, shërbimi i ri për Video Streaming i kompanisë Yahoo nga tani është në dispozicion për shkarkim pa pagesë edhe për pajisjet Android kurse për pajisjet iOS ky shërbim veç ekziston.

Yahoo Screen

Shërbim i ri i Yahoo-së në fokus më shumë ka klipet se sa ndonjë episode të plotë, duke ofruar kështu një përzierje të videove nga komeditë, sporti, muzika dhe disa programe tjera origjinale. Yahoo Screen gjithashtu ofron shfaqje interesante me humor sidomos të shtunave në mbrëmje. Është komplet pa pagesë, edhe pse kjo i bie se duhet të kaloni nëpërmjet disa reklamave paraprake para së të filloj një video.

Shërbimi apo aplikacioni Yahoo Screen mund të jetë vetëm fillimi i videove streaming nga planet e Yahoo-së. Raportet e fundit thonë se kompania është duke u përgatitur për të marrë një pjesë të videove nga YouTube, madje edhe të disa krijuesve më të njohur të Google-it, me një ofertë më të mirë fitimesh se se që ata janë duke fituar tani. /ameble

SHPËRNDAJE