SHPËRNDAJE

Archos ArcBook Android LaptopKompania Archos këtë javë njoftoi për lançimin e laptopit ArcBook me sistemin operativ Android i cili pritet të ketë çmimin vetëm 170 $.

Laptopi i ri Archos ArcBook ka ekranin me prekje 10 inç me rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean nga Google.

Modeli Archos ArcBook ka të integruar procesorin 2-bërthamor ARM Cortex – A9 1.2GHz Rockchip RK3168, 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet me anë të microSD kartelës dhe një ueb kamerë në pjesën frontale.

Archos ArcBook Android laptop do të jetë në dispozicion nga Qershori 2014 me çmim prej 149,99€ ose 169,99$. /ameble