SHPËRNDAJE

Huawei Ascend P7 Arsenal EditionHuawei ka njoftuar për një model të ri të veçantë të smartphone-it të tyre i koduar si Huawei Ascend P7 Arsenal.

Huawei Ascend P7 Arsenal vjen me të njëjtat specifika sikurse modeli ekzistues Huawei Ascend P7 duke përfshirë ekranin e plotë 5 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, procesorin 4-bërthamor 1.8GHz Kirin 910T, 2GB RAM memorie, 16 GB hapësirë të brendshme për ruajtje e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës deri në 64GB, një kamerë frontale 8 megapikselë dhe kamerën kryesoren 13 megapikselë.

Huawei Ascend P7 Aresnal vjen me sistemin Android 4.4 Kitkat dhe momentalisht nuk ka informata rreth çmimit të tij. Shpresojmë që ky model do të zë edhe raftet e dyqaneve tona. /ameble

SHPËRNDAJE