SHPËRNDAJE

Garmin ka lansuar një pajisje të re për synim automjetet në rrugë, Dash Garmin Cam 10, e cila është projektuar për të incizuar atë që shihni para jush. Është projektuar për të incizuar aksidentin që mund të ndodhë gjatë vozitjes, gjithashtu mund të regjistroj automatikisht vendndodhjen dhe pamjet që janë të përfshira në aksident.

Garmin Dash Cam 10

Dash Garmin Cam 10 fillon automatikisht incizimin kur makina apo automjeti fillon lëvizjen, kjo është projektuar që të ngjitet në xhamin e automjetit dhe mund të detektoj gjëra të tilla si frenimin e papritur apo edhe aksidentet, nëpërmes një sensori të integruar.

Kjo pajisje vjen me ekran LCD 2.3 inç dhe lente me kënde të gjëra, plus kartën microSD 4GB për të ruajtur incizimet, gjithashtu ka mundësinë e zgjerimit deri në 32GB.

Dash Garmin Cam 10 është në dispozicion me para-porosi nga Garmin dhe do të shitet me pakicë për 219.99 $, më shumë informacion mund të gjeni në ketë link. /ameble

SHPËRNDAJE