SHPËRNDAJE

SanDisk 512GB SD CardFotografë dhe video profesionist që e kalojnë kohen duke fotografuar apo incizuar pamje, mund të jenë të interesuar të mësojnë për SanDisk e cila ka lansuar kartelën SD të re më hapësirë 512GB e cila u prezantua në ngjarjen IBC 2014 në Amsterdam. Ky version është lansuar në formën si 512GB SanDisk Extreme PRO SDXC UHS-I.

Kartela e re SD 512GB ofron shpejtësi të fotografimit deri në 90MB/s, shpejtësi të transferit deri në 95 MB/s dhe është dizajnuar posaçërisht për të marr pamje 4k Ultra High Definition, ku gjithashtu ofron kapacitet të madh të incizimit të pandërprerë të videove nga teknologjia super-fast UHS Speed ​​Class 3.

Kartela SD SanDisk 512GB është dizajnuar dhe testuar gjithashtu edhe për kushte të vështira si: temperatura të ndryshme, ujë, shok, dhe x-ray. Për më shumë detaje rreth SanDisk Extreme SDHC/SDXC PRO UHS-I e cila gjithashtu është në dispozicion me mashësi 256GB dhe 128GB shikoni në ueb-faqen e SanDisk-ut./ameble

SHPËRNDAJE