SHPËRNDAJE

Herën e fundit ishte Nokia ajo që kishte lansuar një tablet të ri me Android e që dukej gati i ngjashëm me iPad mini. Kurse tani është kompania kineze Onda është ajo që ka prodhuar një tablet me dy platforma që i ngjan iPad Air 2, ku gjithashtu ofron karakteristika të larta si dhe posedon çmim konkurrues.

Onda V919 3G Air tablet

Onda V919 3G Air përmban një dizajn të lëmuar alumini dhe ekranin 9.7-inç me rezolucion 2048 x 1536 pikselë (njëjtë si iPad Air 2). Gjithashtu posedon procesorin 4-bërthamor Intel 64-bit, 2GB RAM, 64GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, mbështet kartelat shtesë microSD deri në 128GB, posedon kamerën e pasme 5-megapikselë, frontalen 2-megapikselë si dhe lidhjen 3G.

Kalimi midis Android 4.4 Kitkat dhe Windows 8.1 në ketë tablet të ri është shumë e thjeshtë, duke shtypur vetëm një buton.

Onda V919 3G Air është në dispozicion dhe mund të porositet online për 193 $ (162 €), duke e vënë të gjithë tabletët tjerë në konkurrencë. Sigurisht, që ka shumë detaje këtu që nuk dimë për ketë tabletë, mirëpo nga këto karakteristika si tablet duket të jetë një opsion i mirë. /ameble

SHPËRNDAJE