SHPËRNDAJE

Logitech zyrtarisht ka lansuar kontrolluesin e tyre për lojëra PowerShell Controller që është i përshtatshëm vetëm për iPhone 5S, iPhone 5 dhe gjeneratën e 5-të të iPod-it.

[youtube id=”nVfeShqTx-Q” width=”600″ height=”350″]

Kjo pajisje posedon kontrolle analoge, baterinë me fuqi 1500 mAh që mundëson mbushjen e smartphone-ve gjatë qëndrimit të gjatë në lojëra dhe përkrah versionin  iOS 7.

Kompania ka dhënë një listë të lojërave që përkrah kjo pajisje dhe ato janë Anomaly 2, Asphalt 8 Airborne, Bastion, C.H.A.O.S HD, Cro-Mag Rally, GraalOnline, Trials Xtreme 3 dhe Trouserheart. Logitech siguron se gjatë përdorimit të kontrollorit aty ende mbetet qasja në butonat përreth pajisjes që do të thotë se mund ta lini në çdo kohë.

Pajisja Logitech PowerShell Controller posedon çmimin 99 $ dhe mund të blihet online nëpërmes Logitech, Best Buy dhe dyqaneve online të Apple-it. Për vendet tjera të botës shitjet do të fillojnë nga muaji i ardhshëm ka thënë Logitech. |ameble|

SHPËRNDAJE