SHPËRNDAJE

LG Optimus F7 -amebleEdhe pse mendohet se ky smartphone i takon një kategorie të mesme, në realitet, specifikat harduerike tregojnë se kemi të bëjmë me një pajisje mjaft të mirë e cila padyshim mund të futet në grupin e të “mëdhenjve”.

Specifikat harduerike të LG Optimus F7 janë ekrani 4.7 inç IPS 720p, procesori 2-bërthamor 1.5 GHz, 2 GB RAM, kamera frontale 1.3 megapikselë e shoqëruar me kamerë të pasme 8 megapikselë, hapësira e brendshme për ruajte 8 GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartelës microSD dhe bateria 2540 mAh. Duhet të cekim se Optimus F7 përkrahë NFC, WiFi, 3G, LTE dhe vjen me platformën Android Jelly Bean 4.1.2.

Specifikat e përmendura janë indikatorët që tregojnë se LG Optimus F7 do të jetë një konkurrent potencial në tregun e smartphone-ve në SHBA.

Telefoni do të jetë në dispozicion së shpejti me çmim prej 100 $ me kontratë mobile në SHBA.|ameble|

SHPËRNDAJE