SHPËRNDAJE

Modeli i ri i smartphone-it Butterfly S nga HTC është prezantuar në Tajvan dhe tani i kemi të gjitha specifikat e tij.

HTC Butterfly S vjen me ekran të plotë HD 5 inç me rezolucion 1920 X 1080 pikselë, procesori i tij është 4 bërthamor 1.9GHz Qualcomm Snapdragon 600.

Specifikat e tjera për HTC Butterfly S përfshijnë platformën Android 4.2 Jelly Bean, hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave 16GB me mundësi rritje nëpërmes kartës microSD, kamerën e pasme 4 ultrapikselë dhe atë frontale 2.1, pajisja gjithashtu vjen me zërimin HTC Boom Sound dhe baterinë  e fuqishme 3200 mAh.

HTC Butterfly S do të dal në shitje nga muaji Korrik fillimisht në Tajvan dhe pastaj gjatë kësaj vere do të arrij edhe në Europë, edhe pse nuk ka ndonjë datë të saktë për ketë. |ameble|

[youtube id=”9nzTHKdZH8o” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE