Gjatë konferencës për shtyp që kemi shfaqur dje drejtpërdrejt nga Sao Paolo, Brazil, Motorola ka prezantuar zyrtarisht smartphone-in e fundit Moto G, një smartphone më kosto të ulët.

Ky model posedon dizajn me parime të njëjta sikur Moto X. Madhësia e ekranit është 4.5 inç me rezolucion 720p, procesorin 4-bërthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM dhe hapësira e brendshme për ruajtjen e te dhënave është 8GB ose 16GB. Në treg do të shfaqet me versionin Android 4.3 Jelly Bean dhe konfirmohet se do të marr përditësimin Android 4.4 KitKat.

Moto G me 8GB do të ketë çmimin 179 $ ndërsa 16GB do të kushtojë 199 $. Detajet e plota të këtij modeli mund ti shihni nga moduli krahasime.|ameble|