SHPËRNDAJE

Motorola tanimë zyrtarishtë ka lansuar smartphone-in Moto X për të cilin është folur shumë, gjatë javëve të fundit. Smartphone-i vjen me disa karakteristika interesante dhe do të jetë në dispozicion në më shumë se 2000 kombinime të mundshme.

Moto X shfaqet me ekran 4.7 inç HD AMOLED, përdorë sistemin kompjuterik X8 Mobile që përmban procesorin me 2-bërthama Snapdragon S4 Pro 1.7Ghz dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera në Moto X përfshijnë 16GB hapsirë të brendshme ekziston edhe një version 32GB, vjen me bateri 2200 mAh dhe platformën Android 4.2 Jelly Bean.

Moto X në anën e pasme shfaqet me kamerë 10 megapikselë Clear Pixel për foto dhe video dhe një frontale 2 megapikselë për video-biseda, dy kamerat incizojnë me definicion të plotë në 1080p. Gjithashtu përmban kontrollet touchless, pajisja ju përgjigjet zërit tuaj dhe kjo mund të përdoret për shumë gjëra të tilla si informacione për vende të caktuara, kohën atmosferike etj.

Smartphone-i do të shitet me pakicë për 200 $ me kontratë 2 vjeçare dhe ka shumë mundësi që mund të personalizohet. Kjo pajisje është prodhuar në SHBA. |ameble|

SHPËRNDAJE