HP si kompani më shumë është e njohur për kompjuterë dhe printer, edhe pse kohët e fundit janë marr pak a shumë edhe me pajisje të lëvizshme si tablet. Ata tani kanë lansuar tabletin me platformën Android, “HP 10 Plus”.

HP 10 Plus

Tableti është me çmim prej 280$ dhe është në dispozicion për blerje nëpërmes ueb-faqes së HP-së ose Amazon-it. Ky tablet shfaqet me ekran 10.1-inç Full HD. Është i pajisur me procesor 4-bërthamor ARM Cortex-A7, 1GHz dhe shoqërohet me 2GB DDR3L RAM. Hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave e integruar vjen me 16GB, por në dispozicion e ka edhe portën microSD.
Gjithashtu posedon lidhjet e zakonshme të tilla si WiFi 802.11n, Bluetooth 4.0, portën USB 2.0, kamerën e pasme 5MP kurse atë frontale 2MP, fuqia e baterisë është 7.700 mAh.

Pra sipas karakteristikave nuk është ndonjë tablet i klasit të lartë mirëpo për çmimin që posedon pranohet. /ameble