SHPËRNDAJE

Microsoft ka lansuar sot modelin e ri të smartphone-it Nokia X2, duke e shfaqur si një model të përmirësuar të Nokia X i cili ishte lansuar më herët, dhe posedon platformën Android. Smartphone i ri me Android nga Microsoft vjen me ekran më të madh, karakteristika më të mira dhe më një “shtresë të jashtme të tejdukshme” për një shkëlqim të veçantë të pajisjes.

Nokia X2 vjen e pajisur me ekran 4.3-inç dhe rezolucion 800 x 480 pikselë me 217ppi, baterinë çmontuese 1800mAh, procesorin Snapdragon 200 1.2GHz, 1GB RAM, 4GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, portën microSD që përkrah kartela deri në 32GB dhe në fund krejt 7GB hapësirë të lirë në Microsoft OneDrive. Smartphone-i është me dy SIM kartela.

Gjithashtu është i pajisur me kamerën e pasme 5-megapikselë dhe një tjetër frontale me rezolucion me të ulët për biseda në Skype.

Nokia X2 prej sot është në dispozicion për shitje në disa tregje kurse globalisht nis nga muaji korrik (java e ardhshme). Kushton 99 € pa taksa dhe aktualisht vjen me ngjyrë të gjelbër, portokallt dhe të zezë, kurse me vonë në të verdhë, bardhë dhe hiri. /ameble

SHPËRNDAJE