SHPËRNDAJE

Është lansuar ketë javë një Printer i ri 3D i emëruar si KTech Genesis ku ofron një vëllim të shtypit 200mm gjatësi dhe 194mm lartësi. Ky Printer i prodhuar në Itali është ndërtuar duke përdorur një dizajn nga alumini i anodizuar dhe është në dispozicion në dy ngjyra në të zezë dhe hiri, kurse çmimi i tij është 2200€.

KTech Genesis 3D Printer

Printeri KTech Genesis vjen me përkrahje të Wi-Fi duke u mundësuar të dërgoni të dhëna pa pasur nevojë për kartelën SD ose lidhje kabllore. Madhësia e tij është 37.9 x 38.9 x 60 cm dhe peshon 16kg dhe gjithashtu përkrah sistemet Windows (7 e më të ri), Mac OS X (10.7 e më të ri) dhe Linux (Ubuntu, Fedora).

Për më shumë informata rreth kësaj pajisje si dhe për karakteristikat shtesë mund t’i merrni nga ueb-faqja e kompanisë KTech. /ameble