SHPËRNDAJE

Pothuajse një vit më parë ishte publikuar modeli i smartphone-it YotaPhone, një pajisje që ofron dy ekrane, ekranin përpara normal kurse në anën e pasme një ekran e-ink . Tani kjo pajisje është lansuar dhe ka filluar të paraqitet në tregjet e disa vendeve të botës. YotaPhone, është i pajisur me platformën Android 4.2.2 dhe ka bërë sot debutimin e tij në Gjermani, Francë, Rusi, Spanjë dhe Austri.

[youtube id=”rqn4eyqVNEY” width=”600″ height=”350″]

Pajisja është dukur mjaft revolucionare gjatë prezantimit në Janarin e kaluar, duke konsideruar gjithashtu edhe karakteristikat e paraqitura në atë kohë. Ky smartphone përmban procesorë 2-bërthmor 1.7 Ghz, ekranin 4.3 inç me rezolucion 720p, 2GB RAM dhe kamerën 13 megapikselë. Edhe pse industria ka përparuar në treg me 1080p dhe procesorë 4-bërthamor, YotaPhone nuk ka ndryshuar ketë, prapë se prapë ekrani e-ink në anën e pasme është mjaft joshës, që është gjithmonë aktiv, mund të jap njoftime dhe ju mundëson gjithashtu të lexoni gjëra ndërkohë.

YotaPhone posedon çmimin499 €, sipas BBC, dhe kjo kompani ka plane që të dërgoj ketë smartphone edhe në 20 vende tjera, deri në muajin Mars. |ameble|

SHPËRNDAJE