SHPËRNDAJE

Sony ka shtuar edhe një smartphone të ri në serinë e tyre Xperia, modelin Sony Xperia M, i cili në dispozicion do të jetë në dy versione, opsionin me një SIM kartë dhe me dy.

Sony Xperia M

Të dy versionet posedojnë ekran FWVGA 4 inç me rezolucion 854X480 pikselë, procesorin 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon S4 dhe me 1GB RAM.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë platformën Android 4.1 Jelly Bean, 4GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave dhe një slot microSD që përkrahë mikro kartelat deri 64GB. Smartphone-i gjithashtu vjen me kamerë frontale VGA për video chat dhe atë të pasmen nga Sony Exmor RS 5 megapikselë për fotografi dhe video. Ka edhe NFC, HSPA + dhe Bluetooth 4.0. Për shitje do të jetë nga muaji Korrik. |ameble|

SHPËRNDAJE