SHPËRNDAJE

Nëse jeni të interesuar për të blerë një tablet për fëmijën tuaj, modeli i lansuar sot DreamTab 8 mund të jetë një zgjidhje e mirë. Duke iu falënderuar një partneriteti me DreamWorks Animation, tableti DreamTab 8 është i projektuar posaçërisht për fëmijë me përmbajtje të karaktereve dhe animacioneve me të cilat fëmijët janë shumë të lidhur.

DreamTab 8 Android Kids1

Tableti DreamTab 8 ka të integruar procesorin 4-berthamor Nvidia Tegra 4 i përkrahur nga 2 GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës, 2 megapiksel kamerën frontale dhe 5 megapiksel kemeren e pasme.

Karakteristika të tjera të DreamTab 8 përfshijnë lidhja dhe përkrahja e teknologjisë NFC, 802.11n WiFi dhe Bluetooth 4.0.

Android DreamTab 8 nga tani është në dispozicion për të blerë me çmim prej 269$. /ameble