SHPËRNDAJE

Sot kompania Samsung ka njoftuar zyrtarisht për tabletin Samsung Galaxy Tab 3 të ri, si dhe për të gjitha detajet e tij. Samsung Galaxy Tab 3 (7.0) përmban ekranin WSVGA 7 inç me rezolucion 1024 X 600 pikselë në 169PPI, procesori vjen me dy bërthama në 1.2GHz, 1GB RAM dhe posedon platformën Android Jelly Bean 4.1.


Karakteristikat tjera  të tij përfshijnë kamerën e pasme 3 megapikselë dhe atë frontale me 1.3 megapikselë.

Sipas Samsung-ut, ky model përmban një dizajn të ri me një mbështjellës me të hollë se sa modeli i mëhershëm Galaxy Tab 2, ky gjithashtu vjen me WiFi 2.4 dhe 5GHz a/b/g/n, WiFi Direct, Bluetooth 3.0, A-GPS dhe baterinë 4000 mAh.

Samsung Galaxy Tab 3 vjen me zgjedhje për hapësirën e brendshme për të dhëna, 8GB ose 16GB, gjithashtu posedon slotën microSD që mund të pranoj kartela deri 64GB.

Galaxy Tab 3 me shitje globalisht do të fillojë muajin e ardhshëm dhe kjo vlen vetëm për versionin WiFi, kurse me versionin WiFi dhe 3G do të vijë nga muaji Qershor. |ameble|