SHPËRNDAJE

Prodhuesi indian lansoi smartphone-in e ri Xolo Q3000 i cili përkrahë dy SIM kartela dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean.

Smartphone-i Xolo Q3000 ka ekranin 5.7 inç Full HD i përkrahur nga procesori 4 – bërthamor 1.5 GHz, 2GB RAM memorie si dhe ka të integruar 16 GB hapësirë të brendshme për ruajte të shënimeve dhe për instalimin e aplikacioneve e cila mund të zgjerohet me anë të microSD kartelës. Kamera kryesore e pasme është 13 Megapikselë ndërsa ajo frontale është 5 Megapikselë. Ajo që e karakterizon këtë pajisje është bateria e fuqisë 4000mAh.

Xolo Q3000 do të jetë në dispozicion me dy ngjyra, atë të zezë dhe të bardhë dhe do të ketë çmimin prej 339 $. /ameble

SHPËRNDAJE