SHPËRNDAJE

I shumëprituri phablet-i HTC One Max tani është lansuar zyrtarisht, madje para ngjarjes që është pritur të ndodh me 16 Tetor në Hong Kong. Vetëm disa orë më herët kemi raportuar se për të njëjtin model ishin shfaqur disa imazhe nga vet kryeshefi i HTC-së Peter Chou, pajisja pritet të jetë në dispozicion menjëherë pas një javë dhe deri me tani nuk është përfolur asnjë fjalë për çmimin e tij.

HTC One MAx

Ky model vjen me ekran të plotë HD 5.9 inç LCD dhe posedon platformën Android 4.3 Jelly Bean me ndërfaqe Sense 5.5. Phableti i ri posedon dimensione 164.5 x 82.5 x 10.29mm dhe peshon 217 gram. HTC One Max në pamje duket i njëjtë si modeli i mëhershëm HTC One mirëpo me disa karakteristika shtesë.

Pas shumë thashethemeve ky model përfundimisht është shfaqur me teknologjinë e skanerit me gjurmë gishtash në anën e pasme e cila sipas Engadget u mundëson përdoruesve të hapin pajisjen me anë të shenjave të gishtit. HTC One MAX është smartphone-i i dytë që lansohet me një teknologji të tillë.

HTC One MAx 1

Karakteristikat tjera të tij përfshijnë procesorin 4-bërthamor 1.7Ghz Qualcomm Snapdragon 600, 2GB RAM dhe 16GB/32GB hapesirë të brendshme për të dhëna me mundësi të zgjerimit deri 64GB me anë të portës microSD. Pajisja në pjesën e pasme përmban kamerën nga teknologjia e HTC-së pra UltraPixel, ndërsa gjithashtu një tjetër përpara 2.1 megapikselë.

Lidhjet qe i posedon ky model përfshijnë Wi- Fi, Bluetooth , DLNA , NFC dhe HTC Connect. Pajisja gjithashtu posedon baterinë me fuqi 3300mAh e cila ofron bisedë deri në 25 orë dhe 585 orë në formën Standby për rrjetet 3G. |ameble|

SHPËRNDAJE